07 Maj 2024

Qeveria është e përkushtuar që t’i shuaj strukturat paralele

Prishtinë, 20 korrik - Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’i shuaj strukturat paralele në veri të Mitrovicës, kështu ka theksuar Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës së tij në Prizren.

“Ne jemi të vendosur për t’i shuar strukturat paralele në veri të Kosovës, mirëpo edhe jemi të vetëdijshëm se sa e kemi fuqinë policore atje. Kjo punë pa ndihmën e KFOR-it dhe policisë së EULEX-it, nuk mund të kryhet shpejt”, ka deklaruar Rexhepi.

Ministri Rexhepi për gjendjen e sigurisë në veri ka thënë se është nën kontroll edhe përkundër incidenteve të kohëpaskohshme.

Sipas tij, lëvizja e lirë e njerëzve ende nuk është e siguruar, prandaj pritet një punë e madhe në veri të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)