Qeveria është e përgatitur të filloj negocimin e MSA-së
Prishtinë, 11 korrik - Kryeministrit, Hashim Thaçi në takimin e katërt plenar të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit ka thënë së Qeveria e Republikës se Kosovës është e përgatitur që të filloj sa më shpejt negocimin e Marrëveshjes Stabilizim Asociimi (MSA).
\"Ne që vitin e kaluar kemi miratuar Planin e Veprimit për MSA. Në muajin shkurt 2013, ne kemi miratuar strukturën negociuese dhe tanimë kemi arritur në fazën intensive të ngritjes së kapaciteteve të institucioneve shtetërore\", ka theksuar ai.
Negocimi i MSA-së sipas kryeministrit do të sjellë mundësi të reja ekonomike në Kosovë - do të kemi rritje në shkëmbim të mallrave dhe shërbimeve me BE-në, presioni konkurrues do të shtyn ndërmarrjet tona që të janë më efikase me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira, me çmime sa më konkurruese.
Kryeministrit Thaçi ka thënë se edhe këtë vit kemi pasur një raund prej shtatë takimeve të DPSA-së që kanë përfshirë të gjithë sektorët dhe të gjitha institucionet.
Reforma e administratës publike sipas tij vazhdon të jetë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.
\"Pas miratimit të pakos moderne legjislative në fushën e administratës publike, jemi në proces të ristrukturimit të gjithë institucioneve qendrore dhe lokale dhe nga 1 janari do të filloj zbatimi i sistemit të ri të pagave\", ka pohuar Thaçi.
Sistemi i ri sipas tij do të inkurajon ngritjen e performancës dhe meritokracisë në shërbimin civil.
Thaçi ka thënë se Komisioni Evropian, prapë është dëshmuar si një mik i vërtetë i Kosovës, dhe si një motor i fuqishëm i politikës së zgjerimit duke na dhënë mbështetjen në shtyrjen e reformave në vendin tonë; dhe duke u siguruar që politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian të mos mbetet veç një deklaratë në letër.
\"Edhe njëherë dua të theksoj se Kosova është e përcaktuar për integrime evropiane, kjo është rruga e vetme, ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës, ky është vizioni i politikës kosovare, Kosova edhe historikisht edhe gjeografikisht, por edhe me vizionin politik, ka qenë është dhe mbetet aspiruese evropiane dhe pjesë e familjes evropiane\", ka theksuar në fund Kryeministrit Thaçi.