Qeveria e shokuar me paraburgosjet për rastin Kleçka
Prishtinë, 25 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës është e befasuar dhe e shokuar me paraburgosjen e të akuzuarve në rastin Kleçka, thuhet në një komunikatë.
Qeveria ka mbështetur vazhdimisht institucionet e drejtësisë sipas standardeve të BE-së, edhe në këtë rast që respekton procedurat ligjore, organet e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut. Qeveria kërkon që proceset që kanë ndikim në opinion publik dhe të kaluarën e luftës sonë për liri, të jenë transparente përballë institucioneve vendore dhe opinionit publik.
Veprimet e \'befasishme\' dhe pa një njoftim dhe koordinim me institucionet e Kosovës cenojnë bashkëpunimin.
Qeveria e Republikës së Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së, që është bërë sipas normave ndërkombëtare, thuhet në komunikatë