05 Maj 2025

Qeveria e SHBA-ve do të vazhdojë të mbështes Kosovën

Prishtinë, 10 maj - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli zhvilloi sot takim me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.

Gjatë takimi ambasadori Delawie i uroi kryetarit Veseli zgjedhjen kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe suksese në përgjegjësitë e reja politike.

Më tutje në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian. Ambasadori Delawie me këtë rast theksoi se kjo është tregues i qartë se institucionet e Kosovës janë duke përmbushur përgjegjësitë e tyre karshi qytetarëve dhe obligimet që dalin nga procesi i integrimeve evropiane.

Delawie shtoi se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjithë hapat e saj të zhvillimit dhe integrimeve evropiane.

Nga ana e tij, kryetari Veseli falënderoi ambasadorin Delawie për urimet e tij, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai si ambasador dhe Washingtoni japin për vendin tonë në të gjitha drejtimet, duke theksuar se “Kosova është e sigurt në rrugën e saj, pasi që vazhdon si një storie e përbashkët suksesi e Prishtinës, Uashingtonit dhe Brukselit”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)