21 Janar 2025

Qeveria e Serbisë po zgjeron kolonitë në veri

Mitrovicë, 3 gusht - Qeveria e Serbisë ka kohë që ka startuar me zgjerimin e kolonive serbe në veri. Ajo është duke ndërtuar objekte të larta gjashtë sosh për banim kolektiv në veri dhe atë pa e pyetur fare askënd nga institucionet e Kosovës.

Edhe pse sipas dokumentit të Ahtisaarit duhet të pezullohet çdo ndërtim kolektiv, posaçërisht në zonën buzë Ibrit, si zonë e sigurisë, aty vetem gjatë vitit 2007 kishte filluar ndërtimi i pesë shumëkatësheve me rreth 180 banesa.

Ndërtimi dhe rindërtimi i shtëpive të djegura e të shkatërruara nga forcat serbe është penguar dhe vazhdon te pengohet nga strukturat paralele të cilat veprojnë nën dirigjimin e Beogradit, rasti fundit është lagja Kroi i Vitakut.

Qeveria serbe, jo vetëm që vazhdon të ndërtojë banesa për serbët në pjesën veriore të Kosovës, por praktikisht po u ofron benificione të ndryshme edhe atyre serbëve që nuk kanë qenë kurrë banorë të Mitrovicës, me qëllim që t’i mbajnë aty për të ndërruar strukturën etnike të popullsisë. Këtë e thonë banorët shqiptarë të cilët jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës. (RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)