Qeveria e re me emra të rinjë
Prishtinë, 26 nëntor - Figura të reja pritet ta përbëjnë kabinetin e ardhshëm qeverisës të udhëhequr nga Isa Mustafa.
Në mesin e emrave të përfolur nga LDK-ja janë: Abdullah Hoti, Teuta Sahatçiu, Kujtim Shala, Valon Murtezi, ndërkaq nga PDK-ja largohet emri i Agim Çekut, Edita Tahirit, Memli Krasniqit, etj.
Ndonëse zyrtarisht nuk është konfirmuar asnjë listë me emrat e atyre që do të vihen në pozitat ministrore, megjithatë thuhet se Qeveria e re e Mustafës, e cila do të krijohet javën që vjen, do të ketë brenda vetes emra të rinj.
/Zëri/