Qeveria e re me 16 ministri
Prishtinë, 15 shkurt - Qeveria e re e Kosovës do të ketë 16 ministri, 4 zëvendëskryeminstra, një nga ta do të jetë nga komuniteti serb.
Ndër të tjera ata do të kenë për detyrë që të kontrollojnë punën e nga 4 ministrive, ka bërë të ditur ministri në largim i arsimit, Enver Hoxhaj.
Ka gjasë që në qeverinë e ardhshme të mos ketë Ministri të Energjisë, të Transportit dhe të Pushtetit Lokal.
Këto ministri do të fuzionohen në ministritë e tjera përkatëse. Ndërkaq, në kuadër të 16 ministrive tri ministri do të jen pa portofol.