21 Janar 2025

Qeveria e re do të këtë më pak ministri

Prishtinë, 18 gusht - Numri i ministrive në Qeverinë e Kosovës do të zvogëlohet pavarësisht se kush e formon Ekzekutivin.

Një gjë të tillë e kanë paralajmëruar të dyja kampet që pretendojnë ta formojnë Qeverinë e Kosovës: Partia Demokratike e Kosovës dhe blloku Lidhja Demokratike e Kosovës – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën.

Derisa blloku LDK-AAK-NISMA e përmend mundësinë e zhbërjes së Ministrisë së Integrimeve Evropiane, në PDK nuk janë ndalur te ndonjë ministri e veçantë. Se Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë për aq shumë ministri e kanë thënë edhe analistë politikë.

Aktualisht Qeveria e Kosovës i ka 19 ministri. Ato që janë krijuar së fundmi nga PDK-ja dhe partnerët e saj të koalicionit janë Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Forcës e Sigurisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Diasporës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)