29 Dhjetor 2024

Qeveria e përkushtuar për respektimin e të drejtave të fëmijëve

Prishtinë, 20 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë sot në konferencën për lansimin e rezultateve të Anketës Globale të Treguesve të Shumëfishtë 2020. Anketën ai e cilësoi si ndihmë konkrete që meriton vlerësim, ngaqë krijon pasqyrë të detajuar jo vetëm për fëmijët, por për mbarë shoqërinë tonë.

Anketa Globale të Treguesve të Shumëfishtë 2020 (MICS), është një ndihmesë konkrete që meriton vlerësim, sepse na krijon një pasqyrë të detajuar jo vetëm për fëmijët, por për mbarë shoqërinë tonë.

Institucionet e Republikës së Kosovës do t’i vlerësojnë me kujdes të dhënat që ka nxjerrë në pah kjo anketë, në mënyrë që të drejtat e garantuara të fëmijëve të mos mbesin vetëm në letër, por të përfshihen në spektrin e ngushtë të prioriteteve nacionale të vendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që me tërë potencialin e vet të punojë për t’u siguruar fëmijëve tanë, pa dallim etnie, ngjyre e besimi, të gjitha mundësitë që t’i jetojnë dhe t’i shijojnë të drejtat që u takojnë dhe u garantohen edhe me legjislacionin në fuqi” , theksoi Kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti, poashtu theksoi se, ne si komb, kemi arsye të veçantë të krenohemi me nobelisten tonë të paqes, Nënën Terezë, pasi që ajo, në Kalkutën e largët punoi me vullnet dhe sakrificë të jashtëzakonshme për fëmijët dhe njerëzit e tjerë të braktisur të atij vendi.

Sipas shëmbëllimit të saj, le të punojmë të gjithë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të mbarë botës, tha Kryeministri Hoti.

Agjencia e Statistikave e Kosovës, UNICEF-i dhe partnerët e tjerë të përfshirë në këtë projekt na kanë ofruar një tablo me shumë vlerë, nga e cila ne si Qeveri, por edhe institucionet joqeveritare dhe shoqëria civile në përgjithësi, mund të marrim informacione të rëndësishme për hartimin e politikave tona për të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)