24 Dhjetor 2024

Qeveria e përkushtuar për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut

Prishtinë, 23 korrik - U mbajt takimi i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës të organizuar nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë dhe të kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në fjalën hyrëse të tij, kryeministri Kurti shprehu zotimin e qeverisë që secili qytetar të përfitojë në mënyrë të drejtë e të barabartë nga politikat e nga programi qeverisës.

Ai tha se kjo do të arrihet nëpërmjet fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri, ekonomi e trashëgimi, përmirësimit të cilësisë së mirëqenies të jetës së fëmijëve, garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, dhe përmirësimit të gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Ndërsa theksoi se shteti ynë duhet të dëshmohet më së shumti aty ku nevojat janë më të madhe.

Në këtë takim u diskutua për domosdoshmërinë e koordinimit të mëtejmë mes institucioneve dhe organizatave, dhe angazhimin e përbashkët për të hequr paragjykimet, për të luftuar varfërinë, investuar në edukim, banim e punësim dhe për të rritur barazinë e mundësitë për jetë më të mirë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)