29 Mars 2024

Qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare

Prishtinë, 23 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për Myftiun Tërnava për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltaren ligjore të Kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua edhe për Projektligjin për Liritë Fetare. Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj.

U theksua se Qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)