23 Janar 2025

Qeveria e Kosovës zhvilloi mbledhjen e rregullt

Prishtinë, 17 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të tridhjetetretën me radhë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Sigurimet, i cili përcakton procedurat, parimet dhe rregullat themelore për licencimin dhe mbikëqyrjen e siguruesve, re siguruesve, ndërmjetësuesve të sigurimit. Projektligji rregullon funksionimin e industrisë së sigurimeve në Republikën e Kosovës në mënyrë të sigurt, të qëndrueshme dhe transparente si dhe mbrojtjen e interesave të policë mbajtësve.

Në mbledhjen e sotme, është miratuar edhe Rregullorja për kushtet shëndetësore të kafshëve të akuakulturës, produkteve të tyre si dhe parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve akuatike.

Edhe koncept dokumenti për rregullimin e fushës së regjistrimit dhe evidencës së të papunësuarve dhe punëkërkuesve, ka marr aprovimin e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e sotme.

Me aprovimin e vendimit është themeluar Komisioni Disiplinor për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrinë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në këtë përbërje:

1.         Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, kryesues,

2.         Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcillar, anëtar,

3.         Ministri për Komunitete dhe Kthimi, Dalibor Jevtiq, anëtar,

4.         Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Demush Shasha, anëtar,

5.         Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Osmani, anëtar.

Komisioni do të shqyrtojë vendimin e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për pezullimin e sekretarit të përgjithshëm nga detyra.

Është miratuar në parim nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për bashkëpunim ekonomik.

Qeveria po ashtu ka miratuar vendimin për shfuqizimin e vendimit nr. 07/27 të datës 6 maj 2015 dhe propozim-vendimit nr. 09/30 të datës 20 maj 2015, që kanë të bëjnë me përjashtimin e procedurave të Ligjit të Prokurimit.

Kryeministri Isa Mustafa lidhur me këtë pikë ka theksuar se është konsideruar se këto dy vendime që janë marrë, janë shumë të përgjithësuara, dhe se nuk dëshirohet që të lihet hapësirë për mos zbatimin e konkurrencës, aty ku mund të zbatohet. “Jemi maksimalisht të orientuar që aty ku mundet, të zbatohen procedurat e hapura, të zbatohen këto procedura në mënyrë që të respektohet konkurrenca, dhe që maksimalisht të zbatojmë ligjshmërinë në këto fusha”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka kërkuar mbështetjen e ministrive për të bërë transferimin e zyrtarëve të nevojshëm për funksionalizimin e Agjensionit për Zhvillimin e Bujqësisë, të cilën do ta mbështesë edhe Ambasada Britanike në Kosovë, për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe njerëzore të saj. Kjo do të kontribuojë në avancimin e menaxhimit të donacioneve të dyfishuara për bujqësinë që do të ndahen për subvencionimin e zhvillimit të bujqësisë në vend.

Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga ministritë e linjës që kanë mjete buxhetore të dedikuara për projektet zhvillimore në komunat e veriut të vendit, të procedojnë me nënshkrimin e memorandumeve për fillimin e realizimit të atyre projekteve në këto komuna.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)