Qeveria e Kosovës plotësohet me ministra të rinj
Në hyrje të mbledhjes, kryeministri Mustafa, njoftoi kabinetin qeveritar me ndryshimet e bëra në Qeveri, pas zgjedhjes së disa ministrave për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Janë këtu prezent disa prej plotësimeve që janë bërë dje, që praktikisht i kemi përmbyll dhe nuk e kemi lënë asnjë ministri pa mbulesë. Është zëvendësministri i Punëve të Jashtme i cili është autorizuar të kryej detyrën e ministrit, Emanuel Demaj."
"Është Kurtan Kajtazi prej Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili poashtu sot e ka marrë autorizimin që të ushtroj detyrën e ministrit dhe kemi Valentin Toçi, i cili tani është në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kështu që të gjithë sektorët i kemi të mbuluar me përgjegjës, përderisa të kemi punë, atëherë ë bëjmë këtë punë dhe e përmbyllim në mënyrë komplete”, tha kryeministri Mustafa.