15 Janar 2025

Qeveria e Kosovës pa platformë për bisedime

Prishtinë, 23 tetor - Ndonëse qeveria e Kosovës ka hyrë në bisedime me Serbinë me një rezolutë të Kuvendit, ajo mbetet ende pa një platformë të qartë rreth këtyre bisedimeve. Të paktën kështu e vlerësojnë opozita dhe analistët politik.

Ndërsa opozita kërkon platformë për këto bisedime, zyrtarë qeveritarë nuk deklarohen rreth kësaj çështjeje duke e hedhur “topin” nga njëri te tjetri.

I pyetur rreth platformës eventuale të qeverisë për bisedimet me Serbinë, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka theksuar se për këtë duhet të flasë Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Ndërkaq ky i fundit nuk ka preferuar të shprehet për platformën e qeverisë.

Shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se me fillimin e dialogut për tema konkrete, përveç rezolutës, pala kosovare do të duhej ta kishte të hartuar edhe një platformë në mënyrë që të hyjë sa më e përgatitur në këtë proces.

Ndërsa, shefi i GP të AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se Kosova duhet të ketë urgjentisht një platformë për bisedime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)