Qeveria e Kosovës merr çmimet Oscar për korrupsion
Kryeministri me vartësit e tij sipas kësaj lëvizje për vite me radhë e ka dëshmuar se është mjeshtër i praktikave korruptive.
Ata kanë vlerësuar se kryeministri Thaçi e ka perfeksionuar kaq shumë këtë zhanër sa që ne besojmë se meriton çmimet më të larta ndërkombëtare.
"Për këtë arsye, ne kemi përgatitur një listë çmimesh Oscar për mjeshtrit e aktrimit, regjisë e teknikave të tjera, pasi që kemi vërejtur se këta vërtetë i meritojnë ato".
Këto çmime u ndahen të gjithë atyre që kanë merita të larta për pasurim në kurriz të popullit dhe instalim të pushtetit e hajnisë:
- Filmi më i mirë/Producenti: Fitues - Kadri Veseli
- Aktori më i mirë në rolin kryesor: Fitues - Bajram Rexhepi (Afera e Pasaportave)
- Aktorja më e mirë në rolin kryesor: Fituese - Mimoza Kusari-Lila, (Taksa për çimenton)
- Aktori më i mirë në rolin mbështetës: Fitues Blerim Shala
- Aktorja më e mirë në rolin mbështetës: Fituese - Vlora Çitaku (Punësimi i familjareve të Shefit të Shefave)
- Regjia më e mire: Fitues - Hashim Thaçi
- Filmi më i mirë i huaj: Çmimi ndahet në mes të Bechtel Enkas, - Billion Dollar Highëay, dhe KEDS - Sold for Pennies
- Filmi më i mirë i shkurtër: Fitues - Behxhet Pacolli për Grandin
- Skenari më i mire: Fitues Chris Dell, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Behxhet Pacolli (Për zgjedhjen e Presidentes nga zarfi)
- Skenari më i mirë i adaptuar : Fitues - Forenzika (Konkludimi për rastin Dino Asanaj)
- Efektet speciale më të mira: Çmimi shkon për - Zhdukja e Xhabir Zharkut përmes aeroportit të Prishtinës
- Zërimi më i mirë: Çmimin e merr - Adem Grabovci (Pronto Afera )
Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim vlerëson se në Kosovë korrupsioni nuk është spontan por është i organizuar e i orkestruar.
Ky organizim sipas tyre shihet me se miri ne procesin i cili po quhet "privatizim i ndërmarrjeve publike".
"Në emër të privatizimit Qeveria fali dhe pritet të falë ndërmarrjet publike me vitale në vendin tonë të cilat janë shpresa e vetme për punësimin e qytetarëve tanë tani dhe në të ardhmen. Për më tepër, ato janë potenciali i vetëm me të cilën mund të rimëkëmbet ekonomia e Kosovës."
Korrupsioni i Qeverisë nuk ndalet me kaq. Ai arrijnë në çdo pore të shoqërisë sonë. Kjo vërehet në çdo ministri, agjenci, në administratën publike, në çdo Universitet e Spital në Kosovë.
Qytetarët e Kosovës sot jetojnë në varfëri të skajshme, 45 % e popullsisë jetojnë në varfëri dhe 19% në varfëri të skajshme me nga 0,92 cent në ditë. Kjo gjendje e cila po vjen drejt përkeqësimit është edhe falë organizimit korruptiv e kriminal të modelit qeverisës të Hashim Thaçit me shokë.
Kjo vërehet qartazi në Universitetin e Prishtinës, të cilën partia ne pushtet e ka uzurpuar dhe e ka bërë vegël të vetën. UP-ja nga pushteti përdoret për plaçkitjen e studenteve dhe përdorimin e parasë së tyre për t'i financuar fushatat elektorale.
Ne paralajmërojmë qeveritarët se nuk do të lejojmë që ky pushtet ta shesë, duke e vjedhur më pas, pasurinë e përbashkët dhe të plaçkitë çdo ditë e më shumë popullin e Kosovës.
Sigurisht se nuk do te rrimë duarkryq, dhe se nëse ky trend vazhdon, reagimi popullor do të jetë shumë i ashpër dhe i pakompromis.