18 Maj 2024

Qeveria e Kosovës lidhin marrëveshje të re me EULEX-in

Prishtinë, 9 nëntor - Qeveria e Kosovës dhe misioni europian për sundimin e ligjit, EULEX, kanë lidhur një marrëveshje të re për sundimin e ligjit.

E titulluar “Marrëveshja Kompakte”, ajo përcakton objektiva të përbashkëta në fushën e sundimit të ligjit për qeverinë e Kosovës, zyrën e BE-së në Prishtinë dhe EULEX-in.

“Marrëveshja Kompakte është një sinjal i fuqishëm për publikun e Kosovës se qeveria dhe institucionet e tyre janë të përkushtuara ndaj përparimit të sundimit të ligjit dhe tregojnë qasjen e tyre të vendosur drejt përafrimit me Bashkimin Evropian”, deklaroi shefi i misionit, Xavier Bout de Marnhac.

Ndërsa për qeverinë e Kosovës kjo marrëveshje pasqyron ambicjet e saj dhe të EULEX-it duke ofruar veprime konkrete që duhet të ndërmerren në komponentat e misionit evropian për zhvillimin e kapaciteteve.

“Besoj se ky dokument do të jetë një udhëzim i fuqishëm drejt fuqizimit të institucioneve tona, si dhe do të paraqesë gatishmërinë e tyre për marrjen e kompetencave për administrimin e përgjithshëm të drejtesise”, tha zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Kjo marrëveshje u nënshkrua menjëherë pas takimit të bordit të përbashkët bashkërendues për sundimin e ligjit në selinë e EULEX-it në Prishtinë.

Ajo vjen pak ditë pasi Gjykata Europiane e Auditit nxorri një raport ku kritikonte EULEX-in dhe qeverinë e Kosovës për punë të dobët në forcimin e rendit dhe ligjit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)