03 Maj 2024

Qeveria e Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të policëve

Prishtinë, 31 mars - Prishtinë, 31 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër arrestimin  e dy policëve të Kosovës nga ana e organeve ta Serbisë, që ndodhi sot në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se ky është një akt qyqar i Qeverisë së Serbisë, është në kundërshtim me vlerat evropiane të fqinjësisë së mirë, kundër bashkëpunimit rajonal dhe cenon rëndë marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky akt cenon rëndë raportet në mes të dy shteteve të pavarura, Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ju bënë ftesë të gjitha institucioneve ndërkombëtare, para së gjithash Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërmarrin hapat e domosdoshëm, për të ndikuar te Beogradi zyrtar, për ti ndalur këto veprime arbitrare dhe të kundërligjshme.

Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga qeveria e Serbisë që menjëherë dhe pa kushte, të bëjë lirimin e policëve kosovarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)