Qeveria e Kosovës ka hartuar një strategji të re për lobim
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në një intervistë për Top Channel jep detaje nga kjo strategji me të cilën pritet të njihet se shpejti Kuvendi dhe Presidenca e Kosovës.
Ka një pjesë të shteteve që janë kundërshtare të pavarësisë së Kosovës dhe kundërshtimi i tyre lidhet më shumë rreth asaj se si kuptohet procesi i shtet-formimit në Republikën e Kosovës". ka theksuar Hoxha.
Kjo analizë sipas tij ka detaje ku për secilin shtet, vec e vec, analizohet motivi pse ky shtet se ka njohur Republikën e Kosovës?
"Gjendja politike në këtë shtet? Gjendja e minoriteteve në këtë shtet? A mundet që grupe të ndryshme etnike të keqkuptojnë shpalljen e pavarësisë së Kosovës? Cila është pozita rajonale dhe në cfarë forme mund të influencohen këto shtete për të njohur Kosovën?, thotë për Top Channel, ministri Hoxhaj.