Qeveria e Kosovës falënderon shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale
Prishtinë, 12 maj - Sot, në zyrën e tij, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike.
Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin.
Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KWF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare.