04 Janar 2025

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot mbajnë mbledhjen e përbashkët

Tiranë, 2 tetor - Sot në ‘Pallatin e Kongreseve' në Tiranë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në të cilën pritet të pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të përbashkëta.

Në këtë takim disa nga marrëveshjet më të rëndësishme janë dogana e Kosovës në Durrës, hidrocentrali në territorin shqiptar dhe linja hekurudhore.

Ndër të tjera dy kryeministrat do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët e cila rekomandon që Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve që do arrihen në mes dy vendeve.

Mbledhja e përbashkët e 2 tetorit do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy qeverive.

Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)