22 Janar 2025

Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj Kryeministrit

Prishtinë, 9 shtator - Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të orkestruar dhe të kryer sot nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Qeveria e Republikës së Kosovës e gjykon të papranueshme dhe me pasoja të dëmshme për shtetin e Kosovës çdo formë të dhunës të ushtruar mbi institucionet dhe përfaqësuesit legjitim të Republikës së Kosovës dhe fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha masat për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar për debat konstruktiv politik, brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe të shoqërisë civile, dhe siguron qytetarët e Kosovës se ngjarjet e tilla nuk do të mund të na ndalin në misionin tonë për zhvillim ekonomik, shtet ligjor dhe integrime euroatlantike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)