Qeveria e Komunës së Ferizajt me përformancë të dobët
Ferizaj, 22 korrik - Rrjeti i OJQ-ve AVONET përmes një kërkesë drejtuar kryetarit të Komunës së Ferizaj z. Muharrem Svarqa ka kërkuar që të bëjë reformimin e qeverisjes së tij, për shkak të rezultateve të dobëta tek disa drejtor të drejtorive, Komuna është treguar e dobët në qeverisje.
AVONET, shpreh shqetësimin për përformacë të dobët të disa drejtorëve të drejtorive komunale në Komunën e Ferizajt, si ajo e Infrastrukturës, Financave dhe Arsimit dhe kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizajt të bëjë ndryshimin në qeverisjen e tij dhe besojmë se kjo do ta rrit përformancë dhe qeverisjen sa më të mirë.
AVONET, nga burimet brenda institucionit komunal ka arrit të kuptoj se disa nga drejtorët e drejtorive nuk arrijnë ti përmbushin objektivat e parashtruar nga kryetari i Komunës dhe obligimeve ligjore që kanë.
Drejtoria e Financave, me një përformancë të dobët dhe po ashtu jo të menaxhuar mirë nga vetë drejtoresha, ka krijuar që kjo drejtori mos të arrij të bëjë planifikim të mirë financiar dhe të menaxhoj sektorët në kuadër të kësaj drejtorie, mos monitorimi i mirë i nëpunësve dhe qasje e zyrtarëve të kësaj drejtorie ka krijuar edhe raporte jo të mira si me komunitetin e biznesit, qytetarët dhe me stafin qeverisës si dhe ka një ulje drastike të hyrave vetanake që janë burim i vetëm i komunës realizimin e projekteve.
Drejtoria e Infrastrukturës, kjo drejtori jo veç se nuk ka arritur të realizoj projektet që kishte në planifikim por ka neglizhuar në realizimin e projekteve të reja, ku ka shkaktuar devijimin në realizimin e projekteve qeverisëse të paraparë nga kryetari z. Sfarqa, projektet e mbetura të pa përfunduar janë si arsyeje që kjo drejtori ka treguar performancë të dobët, nga mos menaxhimi i mirë në realizimin e projekteve, e cila ka shkaktuar edhe shqetësime tek punëkryesit që janë duke realizuar projektet kapitale edhe pse të pakta.
Këto devijime i kanë shkaktuar komunës probleme në zbatimin e planeve dhe objektivave të komunës dhe si pasoj e kësaj kanë pësuar qytetarët e Ferizajt.
Drejtoria e Arsimit, është njëra nga drejtorit që në vazhdimësi është duke u përcjellur me skandale, duke filluar me nepotizëm, rezultatet të dobëta dhe cilësi tek nxënësit, mos menaxhim i mirë nëpër shkolla, dyshime për korrupsion, mos respektim të hierarkisë, mos respektim të kodit të mirësjelljes nga mësimdhënësit, provokim intime të drejtorëve dhe punëtorëve etj.
Kjo drejtori ka arrit që në vazhdimësi të mos ketë transparencë si në përzgjedhjen e mësimdhënëseve, rezultateve të pranimit të nxënësve, zgjedhja e ofertueseve si: fotografimit, vizitave shkollore në Shqipëri, (dyshim për korrupsion).
Prandaj, AVONET kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizaj z. Muharrem Sfarqa që në një periudhë shumë më të shpejt të bëjë reformimin e qeverisjes lokale për të ndalur një gjendje e cila tashmë po rrit hovin në mos respektim të hierarkisë, dyshime në korrupsion, keqmenaxhim dhe keqpërdorim.
Neglizhenca dhe mos përgatitja profesionale e këtyre drejtorëve ju ka shkaktuar humbje në realizimin e objektiva të qeverisjes dhe si pasojë e një qasjeje të tillë qytetarët e Ferizajt kanë pësuar më së shumti, e poashtu kjo neglizhencë e këtyre drejtorëve humb besimin e qytetarëve tek institucionet komunale.