Qeveria e koalicionit, qeveri e vendimeve të mëdha
Prishtinë, 15 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar disa vendime të mëdha për Kosovën, të cilat i ka arritur Qeveria e koalicionit PDK-LDK-Lista Srpska, e udhëhequr nga ai.
Mustafa në profilin e vet në Facebook, ka shkruar se Qeveria e koalicionit është Qeveri e vendimeve të mëdha. Qeveria e koalicionit është Qeveri e vendimeve të mëdha: - Bëmë reforma të fuqishme në ekonomi, kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon, Rritëm pagat, pensionet, rritëm, asistencën sociale, finalizuam MSA-në, Morëm rekomandimi për liberalizimin e vizave, Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA, Rritëm përkrahjen për komunat,, ka theksuar Mustafa.