Qeveria e gatishme për zgjidhjen e çështjeve të shprehura nga BSPK-ja
Prishtinë, 9 tetor - Sot, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, u prit në një takim nga Kryeministri i Kosovës, në të cilin takim u diskutua lidhur me finalizimin e:
1. Marrëveshjes kolektive;
2. Pagës minimale në vend (250 Euro);
3. Zbritjen e pragut të njohjes së të drejtës në pension të plotë:
- nga 15-të në 10-të apo në më pak vite ose
- pensioni të paguhet sipas kontributeve të paguara;
4. Rritja e koeficientit të pagesës në Ligjin e pagave në 30% për Arsimin.
Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja njofton se Kryeministri i vendit shprehi gatishmëri për zgjedhjen e çështjeve të shprehura nga BSPK-ja dhe i njëjti deklaroj se janë të realizueshme ashtu siç deklaroj edhe Kryesindikalisti i Kosovës z. Ajdini, se format e presionit sindikal nuk do të ndalen derisa të realizohen kërkesat në fjalë.