15 Janar 2025

Qeveria e dënon sulmin ndaj Sokol Zogajt

Prishtinë, 16 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Qeveria e Kosovës konsideron se ky akt i rëndë i kryer ndaj Zogajt është sulm ndaj institucioneve të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të kryesve të tij.

Duke i uruar Zogajt shërim sa më të shpejt, Qeveria e Kosovës, fton bartësit e detyrave të rëndësishme shtetërore që të vazhdojnë punën dhe përkushtimin e tyre për mbarëvajtjen e institucioneve dhe proceseve demokratike, si parakusht i luftimit të dukurive negative dhe kryerësve të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)