Qeveria do të kontrollojë shërbimet që i blen nga OJQ-të
Prishtinë, 24 qershor - Qeveria e Kosovës ka filluar hartimin një strategjie për përfshirje dhe bashkëpunim me shoqërinë civile. Strategjia është pjesë e obligimeve që ka marrë ekzekutivi i vendit për përmbushjen e detyrave që dalin si obligim nga Raporti i Progresit.
Qeveria e Kosovës ka filluar hartimin një strategjie për përfshirje dhe bashkëpunim me shoqërinë civile. Strategjia është pjesë e obligimeve që ka marrë ekzekutivi i vendit për përmbushjen e detyrave që dalin si obligim nga Raporti i Progresit dhe pretendon të përfshijë shoqërinë civile në hartimin legjislacionit, dhe të kontrollojë shërbimet që ekzekutivi i blen nga OJQ-të.
Pas presioneve që kanë ardhur përmes raporteve të ndryshme ndërkombëtare për Kosovën, Qeveria ka vendosur të formalizojë bashkëpunimin me sektorin jo qeveritar.
Një strategji, e cila po punohet në bashkëpunim me platformën CIVIKOS, që përfshin mbi 100 organizata në rrjetin e saj, pritet ti standardizojë format e partneritetit të Qeverisë me shoqërinë civile.
Valdete Idrizi, udhëheqëse e rrjetit CIVIKOS, thotë se strategjia do të hedh bazat e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin e ligjit, në transparencë e sidomos do të mundësoj edhe mbikëqyrjen rreth financimit.
Shumë ministri japin para për OJQ në forma të ndryshme, por askush nuk e din kush merr. Tash me këtë strategji vendoset një lloj kriteri dhe transparence dhe dihet kush ofron dhe kush çka merr, ka thënë Idrizi për Radio Kosovën.
Shefi i zyrës për qeverisje të mirë në Qeverinë e Kosovës, Abit Hajredini ka thënë se përmes kësaj strategjie, tani, jo vetëm që do të jetë e përfshirë shoqëria civile, por edhe do të kontrollohen shërbimet e blera nga OJQ-të.
Ndrësa, Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës ka theksuar tri dimensione në të cilat shoqëria civile do të duhej të jetë e përfshirë.
Për të pasur efekt strategjia duhet të fokusohej në çështje me shumë rëndësi për jetën e qyetarëve duke filluar nga informimi, pra qasja në doklumente, dilaogu dhe krejt në fund partneriteti, ka thënë Selmanaj për Radio Kosovën.
Përmes kësaj strategjie që nuk është e para e këtij lloji, Qeveria pretendon të përmbush një prej detyrimeve të saj për të cilat ka pasur vërejtje edhe Raporti i Progresit i Komisionit Evropian.(rtk)