Qeveria do ta sponsorizojë Gjykatën Speciale
Prishtinë, 22 prill - Qeveria është dorëzuar para presidentes Atifete Jahjaga. Të martën Kabineti qeveritar do të mblidhet për ta aprovuar dhe proceduar për në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë - shkruan Koha Ditore.
Projektligji përpos që ia zgjat mandatin EULEX-it, përbën bazën legale për krijimin e Gjykatës Speciale që do të trajtojë akuzat e mundshme që dalin nga raporti i senatorit Dick Marty, i miratuar edhe nga Këshilli i Evropës.
Ekzekutivi ka refuzuar deri tash të marrë rol në krijimin e kësaj gjykate. Në fund është dorëzuar në betejën me Presidencën, që ishte përcaktuar të mos e sponsorizojë Projektligjin për në Kuvend.
(Koha Ditore)