22 Janar 2025

Qeveria do ta luftojë ekstremizmin dhe radikalizmin

Prishtinë, 7 shtator - E drejtuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u mbajt të hënën mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Gjatë takimit, u shqyrtua Draft-Strategjia Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Kryeministri Mustafa vlerësoi faktin se draft-strategjia që po hartohet është mjaft gjithëpërfshirëse dhe se ajo përbën një nga instrumentet përmes të cilës do të adresohen angazhimet e Kosovës në këtë drejtim.

Duke theksuar se ekstremizmi i dhunshëm përbën sfidë për të gjitha vendet e botës demokratike, kryeministri Mustafa shprehu vendosmërinë e Kosovës për të qenë pjesë aktive e angazhimeve të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër këtyre dukurive.

Draft-Strategjia Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm mori përkrahjen e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe ajo pritet të aprovohet në një prej takimeve të radhës të Qeverisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)