Qeveria do ta ketë më vështirë
Prishtinë, 10 shkurt - Përfaqësuesi i Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike, Flamur Hyseni, ka thënë se deri më tani qeveritë tona kanë përmbyllur procese të rëndësishme shtetkrijuese dhe të natyrës politike.
Ai për Epokën e re, ka thënë se tash e tutje secila qeveri do ta ketë më vështirë se tjetra, pasi do të përballen me kërkesat e popullatës.
Duke folur për migrimin ilegal, Hyseni ka thënë se duhet ti kuptojmë shqetësimet e qytetarëve.
Qytetarët nuk janë të kënaqur me atë që kanë këtu, prandaj kanë të drejtë të kërkojnë më mirë. Problematike është kur fillon heqja dorë nga shtetësia, është shprehur Hyseni.