18 Janar 2025

Qeveria do largimin e prokurorëve që po hetojnë zyrtarët e saj

Prishtinë, 26 shtator - Në kohën kur Qeveria e Kosovës po kërkon largimin e EULEX-it, dhjetëra zyrtarë të partisë në pushtet janë nën hetime nga prokurorët e këtij misioni.

267 raste hetimesh, duke i përfshirë korrupsionin dhe krimet e luftës janë duke u hetuar nga prokurorët evropianë e amerikanë, largimin e të cilëve po e do më së shumti ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, shkruan “Koha Ditore”.

Pos rasteve në hetim, dhjetëra raste janë duke u gjykuar. Shumica prej atyre që cilësohen raste të profilit të lartë janë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet, pjesë së cilës është edhe Kuçi.

Sami Lushtaku e Ramadan Muja janë dy prej anëtarëve të PDK-së që janë në procedurë penale. Njëri për krime lufte, e tjetri për korrupsion.

Të dy kryetarë komunash në detyrë dhe kandidatë edhe për nga një mandat të dominuar nga vet kryeministri Hashim Thaçi. Ata janë duke u ndjekur nga prokurorë të EULEX-it.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)