22 Janar 2025

Qeveria diskutoi Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2015

Prishtinë, 14 janar - E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 6-të të rregullt në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente tjera nga fushat e saja të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria ka diskutuar Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2015, në të cilin janë evidentuar aktivitetet e përgjithshme të qeverisë dhe ministrive të veçanta si dhe afatizimin e realizimit të tyre.

Kryeministri Isa Mustafa e ka vlerësuar Planin Vjetorë të Punës së Qeverisë si një nga dokumentet më të rëndësishme qeveritare dhe i cili përqendrohet në pesë shtyllat kryesore: Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës, agjendën evropiane dhe politikën e jashtme, arsim, shkencë, kulturë, sport dhe zhvillim rinor dhe  Zhvillimin e shëndetësisë moderne.

Plani i Punës së Qeverisë përcakton aktivitete kryesore që do të zbatohen në ministritë përkatëse, gjatë këtij viti. Prioritete kryesore të Qeverisë për vitin 2015, ku parashihen: 5 prioritete, 50 objektiva dhe 176 aktivitete; Programin Legjislativ, që përcakton përgatitjen e 101 projektligjeve të cilat do të procedohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës; Programin e Dokumenteve Strategjike, i cili përcakton përgatitjen e 43 dokumenteve strategjike.

Prioritetet sektoriale, përkatësisht të ministrive, e ku përcaktohen 99 objektiva dhe 507 aktivitete të ndryshme nga ana e  ministrive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)