Qeveria dhe Pushteti Lokal mbajnë takimin ndër-institucional
Pejë, 24 shtator - Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal sot në Pejë mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij takimi do të diskutohet për performancën buxhetore te Komunave dhe Investimet Kapitale.
Po ashtu do të diskutohet edhe për energjinë dhe ujërat, projektet komunale si investimet kapitale, agjenda e gjelbër dhe digjitalizimi në nivel lokal.
Në fund të takimit do të diskutohet edhe për strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.