Qeveria dhe ICO, kanë në plan mbylljen e UNMIK-ut në Mitrovicë
Prishtinë, 9 shkurt - Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë kanë në plan mbylljen e UNMIK-ut në Mitrovicë.
Dokumenti parashikon zëvendësimin e Administratës së OKB-së në veri të Mitrovicës me një nën autoritet të Qeverisë së Kosovës, shkruan Koha ditore, e cila thotë se ka një kopje të këtij plani.
Në artikullin e botuar thuhet se plani përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të realizohet deri më 31 mars të këtij viti.