Qeveria dështoi dhe mashtroi për 100 ditë
Prishtinë, 19 mars - Përfaqësuesit e tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për Kosovën e kanë vlerësuar me notë të dobët 100-ditëshin e parë të punës së Qeverisë Mustafa.
Aida Dërguti, Ramush Haradinaj dhe Bilall Sherifi kanë thënë se kjo periudhë kohore e qeverisë është e karakterizuar me dështime dhe përgjume, shkruan Epoka e re.
Sipas përfaqësuesve të këtyre tri partive politike, gjatë këtyre 100 ditëve drejtuesit e qeverisë janë angazhuar vetë, në procesin e dialogut me Serbinë dhe për themelimin e Gjykatës Speciale.