17 Janar 2025

Qeveria dënon tentimin për bllokimin e punës së Kuvendit

Prishtinë, 27 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës dënon tentimin për bllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës nga ana e aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, tentimin e bllokimit të hyrjes së deputetëve, të ambasadores së SHBA-ve në Prishtinë dhe përfaqësuesve tjerë ndërkombëtarë për të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Qeveria shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosjes” ndaj deputetëve, ambasadores amerikane dhe përfaqësuesve tjerë ndërkombëtarë. 

Qeveria konsideron se dhuna e ushtruar në mënyrë të vazhdueshme nga kjo lëvizje në rrugë e sheshe, por edhe tentimi për futjen e dhunës në institucione, është në kundërshtim të plotë me vullnetin e popullit të Kosovës për ndërtimin dhe konsolidimin demokratik të institucioneve të shtetit të Kosovës. 

Vullneti i qytetarëve për Kosovën Evropiane, i shprehur me votën e lirë është mbi të gjitha, është mbi synimet për të rrënuar gjithë suksesin e arritur të shtetit të Kosovës dhe mbi synimet e ulëta që për arsye të dështimeve personale në politikë të tentohet të rrënohet perspektiva evropiane e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon të gjithë deputetët që me shumicë bindëse votash në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)