03 Maj 2024

Qeveria dënon incidentin në veri

Prishtinë, 5 shkurt - Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është duke përcjell me vëmendje situatën në veri, si dhe njëkohësisht dënon incidentin e fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët për qetësi  dhe maturi, si dhe të mos bien në ndikim dhe të bashkëpunojnë me grupet që po tentojnë të tensionojnë situatën në këtë pjesë të territorit të Kosovës.

Qeveria njëkohësisht iu bënë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe ligjit dhe t’u ndihmojnë atyre në kapjen e shkaktarëve të këtyre incidenteve.

Qeveria e Republikës së Kosovës, gjithashtu kërkon angazhim dhe përkushtim të lartë të organeve të rendit dhe ligjit që të ruajnë rendin dhe qetësinë, dhe që sa më shpejt të vihen para drejtësisë autorët e këtyre incidenteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)