16 Janar 2025

Qeveria dënon fyerjet ndaj deputetes Alma Lama

Prishtinë, 7 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin e ulët të fyerjeve të drejtuara ndaj deputetes së Kuvendit të Kosovës, Alma Lama.

Qeveria rikujton se liritë dhe të drejtat e qytetarëve, me theks të veçantë liria e shprehjes janë të garantuara me dokumentin më të lartë shtetëror, Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Çdo cënim i këtyre të drejtave të garantuara me Kushtetutë, është cënim i shtetit të Kosovës dhe i demokracisë tonë qytetare.

Roli i deputetëve të zgjedhur nga qytetarët është një nga rolet dhe përgjegjësitë më të rëndësishme në institucionet e shtetit demokratik të Kosovës.

Ky rol dhe kjo përgjegjësi institucionale nuk mund të cënohet në asnjë mënyrë. Është e drejtë dhe përgjegjësi e çdo të zgjedhuri të popullit që të shfaqë në mënyrë të lirshme qëndrimet dhe mendimet e tij dhe të subjektit që përfaqëson.

Qeveria rithekson qëndrimin e saj konsistent se gjuha e urrejtjes, qëndrimet ekstreme dhe jo të ekuilibruara janë në dëm të konsolidimit dhe forcimit të shtetit demokratik të Kosovës.

Liritë fetare janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por ato në asnjë mënyrë nuk duhet dhe nuk do të lejohet të keqpërdoren duke dëmtuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe mbi të gjitha duke dëmtuar dhe keqinterpretuar parimet e mirëfillta të besimit fetar.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)