22 Janar 2025

Qeveria dënon fuqishëm veprimin e dyshuar terrorist të mbrëmshëm

Prishtinë, 26 dhjetor - Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm veprimin e dyshuar terrorist të mbrëmshëm, në veprim të cilin janë gjetur sasi të mëdha eksplozivi dhe është arrestuar një i dyshuar.

Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e saj, se do të bëj gjithçka në çdo moment për të siguruar jetën e qytetarëve të saj,  dhe garantimin e sigurisë së vendit.

Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet dhe vlerëson lart punën e Policisë së Kosovës në pengimin e këtij veprimi terrorist, dhe bën thirrje në bashkëpunim të gjithmbarshëm në këtë situatë, përfshirë vendet e rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet shumë e përkushtuar që Kosova të jetë vend i paqes dhe tolerancës, dhe kërkon nga organet përkatëse të hetojnë në tërësi këtë akt të dyshuar terrorist, dhe përgjegjësit të vendosen para drejtësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)