Qeveria dënon fuqimisht protestat e Vetëvendosjes
Prishtinë, 12 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës i dënon fuqimisht manifestimin e dhunës ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, me rastin e vizitës së sotme të shefit të delegacionit të Serbisë për dialogun teknik, Borislav Stefanovic. Kjo vizitë ka ndodhur me leje të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Shprehja paqësore e pakënaqësisë dhe protestës është e drejtë demokratike dhe kushtetuese e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
\"Ushtrimi i dhunës ndaj organeve të sigurisë së Republikës së Kosovës, në që rast pati të lënduar, dhe vandalizmi ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, është i papranueshëm\", thuhet ne deklaraten e qeverise.
Aktet e tilla sipas qeverise tregojnë që ky grupim politik, ashtu si në të kaluarën, nuk heq dorë nga dhuna për realizimin e qëllimeve të ngushta politike.
Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës për maturi dhe siguron ata, që procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të përfundojë me njohjen reciproke në mes të dyja shteteve dhe integrimin e tyre në BE dhe NATO.