Qeveria dënon ashpër sulmin ndaj Petar Miletiq
Prishtinë, 5 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovë me indinjatë të madhe mori lajmin për plagosjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe kryetar i Këshillit Konsultativ për Komunitete, Petar Miletiq.
Ky është një sulm kriminal, i drejtuar kundër një përfaqësuesi legjitim të qytetarëve të Kosovës, kundër votës së lirë, kundër demokracisë, kundër progresit që po arrijmë bashkërisht dhe si të tillë e dënojmë fuqishëm.
Qeveria kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur që sa më parë kryerësit e këtij krimi të përgjigjen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson edhe njëherë përkushtimet e saj të fuqishme për respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve, të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me të gjitha ligjet në fuqi.