21 Janar 2025

Qeveria dënon ashpër sulmin ndaj ministrit Abrashi

Prishtinë, 8 janar - Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin e dhunshëm mbi makinën zyrtare, në të cilën ndodhej ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimi kriminal i orkestruar nga njerëzit që në vazhdimësi po kryejnë veprime të dhunshme dhe bëjnë thirrje publike për rrënimin e Republikës së Kosovës dhe simboleve të saj, zhytjen e vendit në anarki, është i papranueshëm dhe fton organet e drejtësisë që kryesit e këtij akti dhe akteve të tjera kriminale të përgjigjen para drejtësisë.

Akti kriminal i drejtuar sot kundër ministrit Abrashi është edhe një dëshmi më shumë se ata që bëjnë thirrje për protesta “paqësore”, mjet të vetëm për ardhje në pushtet e kanë dhunën dhe çdo thirrje e tyre në emër të mbrojtjes së shtetit duhet të kuptohet vetëm si thirrje për marrje të pushtetit me dhunë.
 
Me këtë rast, Qeveria e Kosovës, shpreh mirënjohje të thellë për qytetarët e vendit që, përkundër thirrjeve dhe nxitjes së vazhdueshme për veprime të dhunshme, po refuzojnë dhe po distancohen nga skenarët kriminalë, që dëmtojnë rëndë interesat e Republikës së Kosovës si dhe partneritetin e çmuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike perëndimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)