Qeveria bashkëpunon fshehtas me UNMIK-un
Por bashkëpunimi është duke u vazhduar, vetëm se ekzekutivi e mban fshehtë atë. Vetëm gjatë shkurtit, tre ministra janë takuar me shefin e UNMIK-ut.
Ndërkaq, pas një muaji, MPJ-ja ka në plan ta organizojë një konferencë ndërkombëtare, e në të cilën pritet të participojë edhe ky mision i OKB-së.
Njohës të së drejtës ndërkombëtare kanë thënë se institucionet duhet ta trajtojnë UNMIK-un si elefantin në dhomë, i cili as mund të largohet, as mund të vritet.
/Koha Ditore/