Qeveria aprovon strategjinë shtetërore për migrimin
Prishtinë, 18 tetor - E drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 152-ën me radhë.
Në mbledhje ka miratuar projektligje, rregullore, udhëzime administrative dhe vendime tjera nga fushat e përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese.
Në mbledhjen e sotme është aprovuar Strategjia Shtetërore për Migrimin si dhe plani i veprimit 2013-2018. Strategjia adreson zotimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e migrimit të parregullt dhe fuqizimin e migrimit të rregullt, përmes rregullimit ligjor dhe shndërrimit të migrimit në faktor pozitiv për zhvillimin ekonomik.
Realizimi i misionit të kësaj strategjie, synohet të arrihet përmes realizimit të objektivave strategjikë: Parandalimi dhe luftimi i migrimit të parregullt, përmirësimi i menaxhimit të migrimit ligjor dhe qarkullues dhe transformimi dhe zhvillimi i migracionit në faktor pozitiv ekonomik.
Në vazhdim të mbledhjes, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet lidhur me Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ndryshimet dhe plotësimet në ligj rregullojnë të drejtën që kërkesat, ankesat dhe dokumentet përcjellëse në këtë dhomë mundë të paraqiten në cilëndo nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
Edhe Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka marr aprovimin në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Udhëzim Administrativ për ndalimin, kufizimin ose kushtëzimin e aktiviteteve të caktuara përgjatë vijës së kufirit shtetëror, i cili përcakton procedurat në këtë fushë, është dokumenti radhës që është aprovuar në mbledhje nga kabineti qeveritar.
Kabineti qeveritar ka miratuar Raportin Vjetor për Performancën e Ndërmarrjeve Publike për vitin 2012. Ky raport në vete përmban edhe të dhënat krahasuese ndërmjet vitit 2011 dhe 2012, e që konkretisht tregojnë për performancën e Ndërmarrjeve Publike në vitin 2012. Raport fokusohet:
Performancën operative (rezultatet e arritura, efikasiteti, kualiteti i shërbimeve),
Performancën financiare (qarkullimi i arritur, efikasiteti i shpenzimeve, profitabiliteti),
Qeverisjen korporative (Monitorimet e punës se bordeve, llogaridhënia, planifikimi i biznesit),
Perspektivën nё të ardhmen (ndryshimet e tregut, investimet, rreziqet).
Ky raport përmbledh rezultatet operative dhe financiare të Ndërmarrjeve Publike pёr vitin 2012, i
analizon ato rezultate duke bërë krahasime me vitin paraprak. Gjithashtu ky raport paraqet
Nga Raporti shihet se në krahasim me vitin paraprak ka progres në përformancën financiare në
krahasim me vitin paraprak, ndonëse jo ai i prituri nga aksionari.
Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar është shqyrtuar Raporti Nëntëmujorë të Buxhetit. Sipas raportit, pranimet ose të hyrat janë gjithsej 1.071 miliard euro, ndërsa pagesat janë gjithsej 1.017 miliard euro.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dhënien e garancisë shtetërore për Fondin e Depozitave të Kosovës, për garantimin e linjës kreditore të ofruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në shumën prej 10 milion eurove.
Me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjen e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është futë në programin legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2013, plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin e propozuar nga Ministria e Financave për reduktimin dhe ndarjen e mjeteve financiare, në pajtim me nenin 13 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012.
Me vendimin e aprovuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Gani Shabani është emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrin e Shëndetësisë.