Qeveria aprovon dorëheqjen e ministrit Tomic, emëron Jevtic
Prishtinë, 14 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka aprovuar dorëheqjen e ofruar të ministrit të Komuniteteve dhe Kthimit, Radoica Tomic.
Pas aprovimit të dorëheqjes, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar Dalibor Jevtic për ministër të Komuniteteve dhe Kthimit.