14 Janar 2025

Qeveria aprovoi Programin e Qeverisë 2017 – 2021

Prishtinë, 18 shtator - E drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të tretë në të cilën ka miratuar Programin e Qeverisë, Programin Legjislativ dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për lirinë fetare.

Qeveria ka miratuar Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017 – 2021, ta cilin kryeministri Haradinaj e ka vlerësuar si vizion qeverisës të koalicionit dhe kontribut të resorëve ministror.

Ai përmbledh objektivat qeverisës dhe zhvillimor të cilat do t’i zbatojë kjo qeveri brenda këtij mandati qeverisës.

Programi i Qeverisë do të publikohet dhe do bëhet i qasshëm për publikun si dhe do të përcillet në Kuvendin e Kosovës për debat nga deputetet.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar edhe Programin legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2017 dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për lirinë fetare.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka informuar kabinetin qeveritar për situatën e krijuar në transportin e udhëtarëve, të cilat kanë lindur si pasojë e mosmarrëveshjeve në mes të Stacionit të Autobusëve dhe shoqatave të transportuesve të udhëtarëve.

Kurse kryeministri ka shprehur shqetësimin për vrasjen e të riut, Aulon Zeka, në Prishtinë dhe ka kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin masat në rritjen e sigurisë për qytetarët si dhe në parandalim të rasteve të tilla.

Në këtë rast kryeministri Haradinaj ka ngushëlluar familjen Zeka për humbjen e birit të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)