Qeveria angazhon FSK për ti ndihmuar banorët e fshatit Restelicë
Prishtinë, 11 shkurt - Qeveria e Republikës së Kosovës ka përcjellur nga afër gjendjen pas rënies së borës mbrëmë në komunat e rajonit të Dukagjinit, duke pasur kontakte të drejtpërdrejta me kryetarët e komunave të Pejës, Gjakovës dhe Deçanit.
Po ashtu, Qeveria ka angazhuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për ti dalur në ndihmë banorëve të fshatit Restelicë të komunës së Sharrit, ku helikopterët e KFOR-it nuk kanë mundur të aterojnë për shkak të kohës, ndërsa njësitet e FSK-së tanimë kanë arritur dhe do të angazhohen maksimalisht për ndihmë.
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashimm Thaçi është duke e përcjellur nga afër gjendjen duke qenë në kontakt me ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota, si dhe kryetarin e komunës së Sharrit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të këtij rajoni, Rasim Demiri e Suada Balje, të cilët janë në vend të ngjarjes.
Qeveria ju shprehë ngushëllime familjeve të viktimave të motit të vështirë në fshatin Restelicë.