19 Janar 2025

Qeveria amerikane kritikon Kosovën për korrupsionin e lartë

Prishtinë, 15 prill - Korrupsioni endemik në Qeveri dhe në sektorin privat, si dhe mungesa e ndëshkimit për vepra korruptive, kanë qenë po ashtu problem i madh i të drejtave të njeriut, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për sa kohë në pushtet janë krerët e korruptuar të politikës, analistët nuk presin që të merret seriozisht ndonjë raport ndërkombëtar apo të zbatohet ligji

Korrupsioni, që tashmë ka kapluar në mënyrë endemike Qeverinë dhe institucionet e tjera përkatëse, si dhe mungesa e ndëshkimit për vepra të tilla korruptive, kanë qenë problem i madh i të drejtave të njeriut, e që këto shqetësime janë paraqitur edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut.

Njohësit e rrethanave në Kosovë kanë shprehur shqetësim për këtë situatë alarmante të moszbatimit të ligjit.

Eksperti nga fusha e drejtësisë Ilir Fetahu, në një prononcim për gazetën \"Kosova Sot\", ka thënë se raporti i DASH-it është shumë shqetësues, përkundër deklarimeve të vetë kryeministrit, por edhe të qeveritarëve të Kosovës se kjo Qeveri nuk ka skandale.

Sipas tij, nuk nënkupton se nuk ka korrupsion, por përkundrazi është e kundërta.

Këtu, Fetahu thotë se fatkeqësisht as shoqëria civile, por as opozita nuk janë duke e kryer punën e tyre për ta identifikuar ose së paku për ta qitur në dritë korrupsionin, i cili, sipas tij, për fat të keq, po ndodh para syve të të gjithëve dhe se askush s\'po merret me të, e aq më tepër personat përgjegjës për këtë punë, siç janë Policia dhe Prokuroria e Kosovës, që duhet të jenë shumë më efikas në këtë drejtim në mënyrë që korrupsioni të ndëshkohet.

Tutje, Fetahu ka nënvizuar se opozita, e cila më herët ka qenë shumë aktive në këtë aspekt, tani nuk është ashtu, pasi janë fokusuar më shumë tek ato dy çështjet e veta, demarkacionin dhe asociacionin, dhe kësisoj nuk po e vërejnë se po ndodhin gjëra shumë të këqija në Qeverinë e Kosovës.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)