20 Janar 2025

Qeveria aktuale, partnere e Berlinit

Prishtinë, 31 maj - Publicisti dhe politologu gjerman Stephan Lipsius ka thënë se zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit janë të rëndësishme për Kosovën.


Në intervistën për “Epokën e re”, ai ka thënë se në këto zgjedhje po shihet organizim më i mirë i kampanjës zgjedhore nga partitë politike të cilat janë të ndjekura mirë dhe të frekuentuar nga përkrahësit e tyre.

Lipsius ka thënë se Kosovës i mungon një alternativë klasike socialdemokratike. Në këtë kontekst, ai ka thënë se është për keqardhje që projekti i social-demokratizimit i PDK-së, i filluar disa vjet më parë, së fundi ka marrë orientim djathtist. “Parti të krahut të djathtë kemi mjaft në Kosovë”, është shprehur ai.
Politologu gjerman Stephan Lipsius ka thënë se për qeverinë e ardhshme është e rëndësishme të bëhet lidhja e ekonomisë me politikën sociale. Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, ai ka thënë se Qeveria gjermane vazhdimisht i ka ndjekur me vëmendje të madhe zhvillimet politike në Kosovë dhe në disa aspekte ka dhënë mbështetje të rëndësishme.

I pyetur për deklarimet e fundit të zyrtarëve të LDK-së, se “vetëm kjo parti mund t’i hapë dyert e Berlinit” dhe se “Berlini është kundër Qeverisë aktuale të kryeministrit Thaçi, Lipsius ka thënë se Qeveria Federale Gjermane me të gjitha qeveritë e Kosovës ka pasur bashkëpunim të mirë dhe të ngushtë.

“Deri më tani Qeveria Federale Gjermane me të gjitha qeveritë e Kosovës ka pasur bashkëpunim të mirë dhe të ngushtë. Sa iu përket zgjedhjeve, është vendim sovran i popullit të Kosovës se cilës parti dhe cilët politikanë kosovarë do t’i votojë. Gjithashtu, mendoj se deklaratën e LDK-së, të cilën ju e përmendët, unë nuk do ta kisha mbivlerësuar, sepse ajo nuk korrespondon dhe nuk mbështetet në fakte. Më lejoni t’jua jap vetëm një shembull, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është ministri i parë i Jashtëm nga një shtet i Ballkanit që është ftuar për vizitë zyrtare nga homologu i tij gjerman Frank-Walter Steinmeier pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Kjo tregon se Qeveria aktuale e Kosovës vazhdimisht është konsideruar nga Berlini partnere e rëndësishme në rajonin e Ballkanit”, ka thënë Lipsius.

Publicisti dhe politologu gjerman Stephan Lipsius në këtë intervistë ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, Marrëveshja e 19 prillit e arritur vitin e kaluar në Bruksel në disa fusha ka lehtësuar jetën e qytetarëve serbë në veri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)