Qeveri teknike ose zgjedhje
Në skenarin e dytë, Gjykata Kushtetuese do t`i jepte të drejtën presidentes që t`i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, derisa në skenarin e parë, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, partitë do të mund të krijonin një qeveri të përkohshme teknike.
Qeveria teknike, ose zgjedhjet e shpejta po shihen edhe si dy zgjidhjet e vetme, nëse palët nuk lëvizin nga qëndrimet.
Burime të gazetës bëjnë të ditur se kohëve të fundit po konsultohet një skenar që mund të shërbejë për kapërcimin e gjendjes, nëse PDK në njërën anë dhe blloku VLAN në anën tjetër, mbesin në pozicione të palëkundura.
/Tribuna/