17 Janar 2025

Qeveri miraton Rregulloren për Integrimin e Personave të Riiatdhesuar

Prishtinë, 13 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar rregullore, strategji dhe vendime të fushave dhe të përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.

Kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e ka vlerësuar procesin e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Kryeministri ka theksuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga ky proces. Kryeministri ka shprehur vlerësimin e lartë edhe për angazhimin spektrit politik në përgatitje për procesin zgjedhor, por edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve tjera për mbarëvajtjen e procesit.

Kryeministri ka ripërsëritur ftesën për pjesëmarrje masive të të gjithë qytetarëve të Kosovës në zgjedhje dhe ka përkujtuar se Kosova ka qenë një nga shembujt e mirë të rajonit për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në fjalën e tij, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve në procesin e tranzicionit të mekanizmave dhe institucioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe në procesin e integrimeve evropiane.

Vendimi parë , në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratimi i Rregullores për Integrim të Personave të Riiatdhesuar dhe Menaxhimin e Programit të Riintegrimit. Qëllimi i kësaj rregulloreje është që të ndihmojë dhe të mbështes riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë.

Kjo rregullore gjithashtu është që të mbështes zbatimin e Strategjisë për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, e miratuar nga Qeveria. Definon organet kompetente vendimmarrëse, zbatuese dhe koordinuese, procedurat dhe kriteret për përfitimet dhe ndihmën për riintegrim.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga ndërtimi i rrjetit shpërndarës unazorë të transmetuesve dhe infrastrukturës përcjellëse në 22 lokacione, për nevojat e institucioneve shtetërore të sigurisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës  bazohet në kërkesën që Këshilli i Sigurisë së Kosovës i ka bërë Departamentit të Shpronësimeve në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Procesit të shpronësimeve, me vendim të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e sotme, do t’i nënshtrohen edhe pronat e paluajtshme dhe pronarët e zotëruesve të interesit, që preken nga ndërtimi i rrjetit të transmisionit të energjisë elektrike me qëllim të furnizimit kualitativ me energji elektrike të banorëve të komunës së Gjakovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për fillimin e negocimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Katarit për rregullimin e punësimit të fuqisë punëtore të qytetarëve kosovarë në shtetin e Katarit. Qeveria ka autorizuar ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale për zhvillimin e këtyre negociatave.

Me qëllim të kryerjes së pagesave stimulative për performancën e profesionistëve shëndetësorë, që  aktualisht gjenden në shkollim specialistik, me vetëfinancim, Qeveria ka miratuar vendimin për transfer të mjeteve nga kategoritë  tjera në kategorinë e programit “Mjekët në vend”. Vlera e mjeteve të transferuara është 851,862.74 euro.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka njohur kabinetin qeveritar me procesin e dialogut në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në fushën Menaxhimit të Integruar të Kufirit, të sigurisë dhe të zgjedhjeve. Zëvendëskryeministrja Tahiri ka theksuar se janë shënuar përparime dhe është duke u punuar në implementimin e marrëveshjeve të arritura.

Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, ka informuar për vizitën e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe për takimet e nivelit të lartë që ka zhvilluar me zyrtarët e këtij vendi mik të Kosovës. Ministri Çeku ka theksuar se në takime është theksuar  mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)